12:47, 14 Shtator 2017

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka takuar një delegacion të lartë të Drejtorisë së Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit (CMPD) nga Brukseli, të kryesuar nga Xaiver Denis.

Sefaj falënderoi delegacionin për përkrahjen që kanë bërë në shumë fusha në mënyrë që Kosova të arrijë standardet evropiane.

Ai tha se misioni i tyre është i nevojshëm dhe është shumë i rëndësishëm për përkrahje në disa fusha për t’i arritur objektivat, njofton Klan Kosova.

Në fund të takimit u dakorduan që bashkëpunimi i mirë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit, të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Interesante