Sebastian Vettel në “pole position” në garat e Singapore NULL NULL 16.09.2017 19:11 16.09.2017 19:11 Sebastian Vettel i Ferrarit ka lëvizur në “pole pozicion” në garat Grand Prix në Singapore, përderisa rivali i tij për titullin e kampionit, Lewis Hamilton doli i pesti. Vettel ishte 0.323 sekonda më i shpejtë se Max Verstappen i Red Bull, i cili tejkaloi garuesin e ekipit të tij Daniel Ricciardo. Raikonen, me makinën tjetër Ferrari do të niset nga vendi i katërt, ndërkohë që “sanduiç” mes dy “Kokëkuqeve” do të jenë dy makinat Red Bull, me Verstappen që niset i dyti dhe Ricciardo i treti. Ky rezultat i jep Vettel një mundësi të artë për të rimarrë titullin e kampionit nga Hamilton. Gara për Çmimin e Madh të Singaporit zhvillohet të dielën në orën 14:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.