Seanca për Demarkacionin vazhdon të mërkurën në 10:00 NULL NULL 23.02.2018 12:12 23.02.2018 12:12 Seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës për Demarkacioni është vendosur të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00, njofton Klan Kosova. Kështu është vendosur pasi propozimi i parë që seanca të mbahet të hënën është refuzuar meqë kryeministri, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të mund të jetë i pranishëm në Kuvend. Partitë politike përsëri nuk kanë mundur të gjejnë gjuhë të përbashkët për ta votuar demarkacionin. LDK-ja ka deklaruar se e voton, por pa raportin e Shpejtim Bulliqit, kurse AAK-ja kanë thënë se marrëveshja duhet të kalojë bashkë me raportin, sepse ai nxjerr në pah të metat e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024