Së shpejti linja e rrobave të XXXTentacion NULL NULL 11.07.2018 15:20 11.07.2018 15:20 XXXTentacion nuk është më, mirëpo emri i tij do të qëndrojë edhe për shumë kohë. Agjentët e tij do e mbajnë emrin e gjallë, jo vetëm përmes muzikës mirëpo edhe përmes modës. Përfaqësuesit e reperit të ndjerë kanë aplikuar për të patentuar emrin e tij për një seri xhaketash, xhinse, kapele, e rroba të ndryshme. XXXTentacion ndërroi jetë në fund të muajit qershor pasi ndaj tij ishte shtënë me armë. Deri me tani policia ka arrestuar një të dyshuar ndërsa dy të tjerë janë në arrati. Pas vdekjes shitjet e albumit të tij u rritën goxha, e agjentët e tij pretendojnë të mbajnë ketë nivel edhe me shitjet e gjërave tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.