22:15, 5 Qershor 2018

Duket që Elle Woods do të rikthehet për të ndarë drejtësi, 15 vjet pasi karakteri i Reese Witherspoon u paraqit në ekranin e madh me filmin “Legally Blonde”.

Aktorja është në bisedime për të portretizuar avokaten në një film të ardhshëm, ndërsa raportime nga Deadline kane thënë se marrëveshja pothuajse është arritur.

Witherspoon u be e famshme me rolin e saj si avokate në vitin 2001, dhe më pas u paraqit edhe në pjesën e dyte të filmit në 2003.

Ende nuk ka detaje në lidhje me skenarin e filmit të ri dhe se çka do të ndodhë me personazhin Elle pas 15 vjetësh.

Megjithatë fansat mezi s’po presin të shohin se çka do të sjellë Witherspoon kësaj radhe.