Scott ia dhuron Sofias një qen NULL NULL 23.02.2018 21:34 23.02.2018 21:34 Sophia Richie së fundi ka marrë si dhuratë një kafshë shtëpiake, më saktësisht një këlysh. E kush tjetër ia ka bërë këtë befasi pos të dashurit të saj prej muajsh, ish dhëndrrit të familjes Kardashian, Scott Disick. “Ai e deshi atë qen për pak kohë, por më pas përfundoi duke më befasuar mua me të”, tha 19 vjeçarja për People. Madje, Sofia zbuloi se këlyshit vendosën t’ia lënë emrin bashkë, dhe tashmë mban emrin interesant Hershela. “Emri i saj është Hershela”, tha ajo të enjten. “I dashuri im ia la emrin e unë pastaj veç ia ndihmova. Më bëri të qesh. Më pëlqeu Hershela dhe atij i pëlqeu Hershela”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.