21:00, 13 Shtator 2018

Scooter Braun mendoi se Justin Bieber do të binte në overdozë dhe do të vdiste në kohën kur artisti ishte në një ‘periudhë të errët’, gjatë viteve të fundit.

‘Ishte një kohë kur unë nuk doja të flija, sepse ai kishte para për të ikur nga unë dhe shqetësohesha çdo natë se mund ta humbisja atë’, tha Braun për Van Lathan, gjatë kësaj jave.

‘Ishte koha kur unë i thashë atij se nuk i lejohet të punojë. Ai më bërtiste dhe donte të bënte muzikë. Ai donte të udhëtonte, por unë mendoja që nëse e bën këtë, do të vdiste. Kështu që unë vetëm e refuzoja. Ne nuk po bënim para, nuk doja të përfitoja, nuk doja që ai të punonte, doja që ai të shërohej’.

Bieber, 24-vjeçar, anuloi në mënyrë të menjëhershme pjesën tjetër të turneut botëror në verën e vitit 2017 nën urdhrin e Braun – menaxherit të tij.