12:16, 31 Dhjetor 2017

Gazeta sportive franceze “L’Équipe” i ka përkushtuar disa faqe domethënëse 49 vjeçarit, Michael Schumacher, i cili para dy ditësh u mbushën plot katër vjet që legjenda e Formula 1, dergjet në shtrat thuajse i vdekur për të cilin të gjithë presin lajme të mira, por gjendja e tij nuk është përmirësuar thuajse fare.

Gazeta ka cituar një rrëfim unik të saj ku bëhet fjalë për dëshirën e fundit që Schumacher ia ka shprehur para se të ndodhte ngjarja tragjike, pas së cilës ai ka mbetur në koma.

“Ai më tha se donte të zhdukej. ‘Mos më telefononi për të bërë plane për vitin tjetër. Do të iki’, – ishin disa nga fjalët e tij të fundit para aksidentit”, është shprehur Kehm, transmeton albeu, përcjellë Klan Kosova.

Duket sikur legjenda e parandjeu se diçka e keqe do t’i ndodhte.