21:08, 13 Shtator 2017

Scarlett Johansson dhe Romain Dauriac janë divorcuar zyrtarisht!

Ish-çifti u paraqit në gjykatë në Manhattan në New York, të martën më 12 shtator, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.

Scarlett dhe Romain kanë një vajzë me emrin Rose, e cila ka lindur në vitin 2014. Çifti i zgjodhi kushtet e marrëveshjes së kujdestarisë pasi avokati i Romain tha se donte të shkonte në Francë me vajzën e tyre.

Që nga ndarja e tyre, Scarlett ka qenë e lidhur me Colin Jost të SNL, edhe pse nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar nëse ata janë në fakt një çift.

Interesante