S’bëjnë seks që tetë vjet, ja si është martesa e tyre NULL NULL 08.09.2016 22:18 08.09.2016 22:18 Janë të martuar që 13-te vjet, por që tetë vjet nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale. Dawn White Prince është e martuar me Philip, dhe 49 vjeçarja thotë se që tetë vjet ajo dhe burri i saj nuk kanë bërë seks. “Shumë njerëz mendojnë se është gruaja ajo që i thotë jo seksit, mirëpo kjo s’është situata jonë”. Ajo thotë se kishte pasur një abort dhe më pas ata kishin vendosur që kurrë më të mos përpiqeshin të bënin fëmijë. Çifti kishte pasur edhe shumë probleme financiare për shkak se kishin humbur pensionet dhe pasurinë, dhe kjo është arsyeja që seksi ka rënë në plan të dytë dhe më pas, s’ka ndodhur fare. Një tjetër gjë interesante në këtë mes, është se çifti asnjëherë nuk ka pasur ndonjë aferë seksuale me dikë tjetër dhe ajo thotë se burri i saj është shumë romantik e se martesa e tyre funksionon perfekt, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.