11:05, 19 Qershor 2017

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës(SBASHK) ka njoftuar se kanë fituar një rast  gjyqësor lidhur me pagat e mësimdhënësve të pensionuar.

SBASHK bën me dije se Dega në Vushtrri e Gjykatës Themelore në Mitrovicë  ka aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë  e saj dhe në këtë mënyrë  kjo sindikatë  fitoi në gjykatë betejën e  parë me komunat se “të 13 anëtarët e e pensionuar të  kësaj sindikate  do të marrin  vlerën e 3 pagave në emër të shpërblimit jubilar dhe vlerën e 3 pagave  në emër të pagave përcjellëse me rastin  e pensionimi”.

“SBASHK-u kishte provuar që përmes takimeve e me dialog me institucionet e pushtetit lokal të realizojë të drejtën e garantuar në nenin 36 të Kontratës Kolektive për  të punësuarit   në arsim,  që janë anëtarë të SBASHK, që   me rastin e pensionimit të gëzojnë  shpërblimet jubilare dhe tri pagat me rastin e pensionimit . Qeveritë komunale  kishin hezituar ta kryenin këtë obligim dhe prandaj SBASHK-u  kishte grumbulluar dokumentacionin e duhur  për anëtarët e vetë  të  pensionuar në vitet 2015 e 2016  dhe kishte ngritur padi në gjykatat  gjegjëse në të gjitha komunat e  Kosovës”.

“E para ka nisur procedurën dhe ka mbajtur dy seanca  lidhur me padinë e SBASHK-ut ndaj komunave  Dega në Vushtrri e Gjykatës  Themelore në Mitrovicë.   Kjo gjykatë pasi ka dëgjuar mbrojtjen e SBASHK-ut dhe ka administruar provat  ka   aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë   e SBASHK-ut . Në këtë mënyrë  SBASHK-u fitoi në gjykatë betejën e  parë me komunat dhe të 13 anëtarët e pensionuar të  kësaj sindikate  do të marrin  vlerën e 3 pagave në emër të shpërblimit jubilar dhe vlerën e 3 pagave  në emër të pagave përcjellëse me rastin  e pensionimit”, theksohet në një njoftim të kësaj sindikate, transmeton Klan Kosova.

Interesante