SBASHK këtë vit dërgon në pushime 425 punëtorë të arsimit NULL NULL 19.06.2018 13:24 19.06.2018 13:24 SBASHK vazhdon edhe sivjet traditën e dërgimit në pushime të një numri të caktuar të anëtarëve të saj. “Bazuar në mjetet e akumuluara në fondin për pushim e rekreacion këtë vit u bë e mundur që në bregdetin shqiptar të dërgohen 425 punëtorë të arsimit nga e tërë Kosova”, thuhet në komunikatën e SBASHK, përcjell Klan Kosova. “Grupi i parë prej 110 pushuesve tanimë po kalojnë qaste pushimi e rekreacioni buzë valëve të detit në Durrës dhe përshtypjet e tyre janë të shkëlqyera. Ata të mbështetur nga Komisioni mbikëqyrës i SBASHK-ut, krahas pushimit, po zhvillojnë edhe takime në të cilat flasin për angazhimet sindikale dhe për mobilizimin e shtuar që duhet bërë në përpjekje arsim edhe më të mirë në Kosovë”. Pas përfundimit të pushimeve nga grupi i parë, do të nisen edhe 315 anëtarët tjerë. “Përgjegjësi për mirëvajtjen e pushimeve, Ymer Ymeri duke bartur emocionet e pushuesve nga grupi i parë thotë se shumë nga ata kanë lënë të shkruara përshtypjet e tyre duke lavdëruar lartë organizimin dhe mikpritjen e personelit në Kompleksin Turistik “Bonita”. Ka nga ata që janë për herë të parë në pushime në bregdetin shqiptar dhe prandaj edhe i janë falënderues SBASHK-ut për këtë mundësi që u është dhënë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 49 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë