19:00, 12 Tetor 2017

Shkuarja në saunë mund të ketë përfitimet shëndetësore, thotë një studim i ri.

Njerëzit që kërkojnë të nxjerrin toksina nga trupi i tyre sauna për të paktën katër herë në javë, zvogëlon presionin e gjakut me gati 50 për qind, thuhet tutje në hulumtim, transmeton Klan Kosova.

Besohet se dhomat e mbushura me avull ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut dhe ndihmojnë të rriturit të kapërcejnë stresin e tyre.

Studiuesit e Universitetit të Finlandës, pretendojnë se rezultatet e tyre ofrojnë një mënyrë alternative për uljen e presionit të gjakut dhe shmangien e sëmundjeve të zemrës.

Pacientët me hipertension, termi mjekësor për presionin e lartë të gjakut, shpesh rekomandohet të adoptojnë një dietë të shëndetshme dhe të ushtrojnë më shumë, transmeton Klan Kosova.

 

Interesante