14:30, 11 Tetor 2018

Trajneri i Chelsea-s, Maurizio Sarri, po kërkon që ta sjellë në radhët e veta Alessio Romagnoli-n, sipas raportimeve të The Sun.

Kapiteni i Milanit ka katër vjet që është me këtë klub, por historia e mangët e tyre së fundi dhe mungesa e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve mund të luajë rol në largimin e tij.

Në anën tjetër, Sarri po kërkon një zëvendësim për Gary Cahill i cili mund të largohet këtë janar, si dhe për Andreas Christensen i cili po ashtu mund ta lë “Stamford Bridge”.