Sanchez perfekt në Wembley – tetë lojë, tetë gola NULL NULL 21.04.2018 22:59 21.04.2018 22:59 Alexis Sanchez e shënoi sot golin e barazimit ndaj Tottenham Hotspur në triumfin e Manchester United në FA Cup. Ai realizoi në minutën e 24-t të lojës që u zhvillua në stadiumin kombëtar të Anglisë – Wembley. https://www.youtube.com/watch?v=NITVyNrZjc4 Ky gol e ndihmoi kilianin që ta ruajë bilancin fantastik që e ka në këtë vend, pasi që nga tetë paraqitje në këtë stadium ai ka shënuar po aq gola. Për herë të parë ai kishte shënuar më 2013 në një ndeshje miqësore midis Kilit dhe Anglisë, dhe pesë vjet më vonë ai numëron tetë sosh. https://www.youtube.com/watch?v=8Y3yikO4YNc *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.