Sanchez merr vizën amerikane, i bashkohet M.Utd në turne NULL NULL 22.07.2018 13:00 22.07.2018 13:00 Alexis Sanchez iu bashkua skuadrës së Manchester United në SHBA për turin parasezonal. Sulmuesi kilian e zgjidhi problemin me vizën që iu shfaq përpara disa ditësh dhe tani është në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho, shkruan Top Channel. Sanchezit iu mohua viza nga autoritetet amerikane për shkak të dënimit të tij prej 16 muajsh për evazion fiskal të kryer në Spanjë, duke humbur kështu mundësinë për të luajtur në sfidën mes Manchester United dhe Club America, e mbyllur me rezultatin 1-1. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë