San Antonio: 9 persona të vdekur gjenden brenda një kamioni NULL NULL 24.07.2017 08:01 24.07.2017 08:01 Policia në shtetin amerikan të Teksasit ka arrestuar një shofer kamioni, automjeti i të cilit është gjetur në një park me dhjetëra njerëz në pjesën e pasme të saj. Nëntë burra kishin vdekur brenda dhe 28 të tjerë, përfshirë fëmijë, u dërguan në spital, transmeton Klan Kosova. Ata ishin brenda rimorkios në San Antonio pa qasje në ajër të kondicionuar ose ujë, ndërsa temperaturat e jashtme ishin 38 gradë celsius. Policia thotë se besojnë se incidenti lidhet me kontrabandën e njerëzve. Shoferi i kamionit, i quajtur nga autoritetet si James Matheë Bradley Jr, 60 vjeçar, i Clearëater, Florida, pritet të paraqitet më vonë në gjykatë. Qeveria e Meksikës tha se po punon ngushtë me autoritetet amerikane për të identifikuar nacionalitetet e viktimave. San Antonio është një orë me makinë nga kufiri me Meksikën dhe departamenti amerikan i imigracionit po përpiqet të vendosë statusin ligjor të viktimave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit 27 sekonda më parë
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 18 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit mes dy vendeve 19 minuta më parë