samsung
8:43, 11 Janar 2017

Trashëgimtari i Samsung, Lee Jae-yong do të intervistohet si i dyshuar në lidhje me një skandal të korrupsionit rreth presidentit të Koresë Jugore, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Kompania akuzohet që ka dhënë donacione fondacioneve jo fitimprurëse përmes Choi Soon-sil, një njeri i besueshëm i presidentit Park Geun-hye.

Këto donacione janë bërë në shkëmbin të mbështetjes politike për një shkrirje të kompanisë.

Lee do të ballafaqohet me prokurorët special ditën e enjte.

Ai aktualisht është zëvendëspresident i Samsung Electronics.

Megjithatë që nga koha kur babai i tij pësoi një sulm në zemër, në vitin 2014, ai konsiderohet shefi de fakto i të gjithë grupit Samsung.

Interesante