1e18f7bf-09db-4f76-bc7d-a8db421418ff
15:09, 11 Janar 2017

Trajneri i Anglisë për futbollin e femrave,  Mark Sampson ka thënë se Kelly Smith do të mbahet mend si një nga lojtaret më të mëdhenj.

Këto komente Sampson i bëri në vazhdën e daljes së Kelly-t në pension, njofton Klan Kosova.

Smith fitoi 117 paraqitje në Angli, është golashënuesja më e mirë e të gjitha kohërave dhe ka fituar 18 trofetë kryesore me Arsenalin.

‘’Unë kam qenë i privilegjuar që pata nderin ta stërvis Kellyn’’ ka shtuar trajneri Sampson.

‘’Absolutisht do të jetë një humbje e madhe për lojën në fushë me largimin e saj. Unë shpresoj që ajo tani do të shijojë një karrierë të mrekullueshme edhe jashtë fushës. Loja ka humbur dikë të madhe’’ ka përfunduar Sampson, fjalimin e tij për Kelly, njofton Klan Kososva.

Interesante