18:50, 11 Korrik 2018

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri me dije me anë të një postimi në Facebook se “Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e NATO-s”.

Gjithashtu, sipas Ramës, Shqipëria ka marrë vlerësime për “rritjen e buxhetit të mbrojtjes, pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta, qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm”.

“Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështetë nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Rama./ Top Channel