20:31, 12 Korrik 2018
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur ftesën që NATO i ka drejtuar Maqedonisë për hyrjen e saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut, si një katalizator i mëtejshëm i sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Meta shkruan se Samiti i NATO-s përforcoi lidhjen jetike të aleancës përmes vendimeve angazhuese për të gjitha vendet.