Samiti bashkon kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Mustafa shtrëngon duart me Vuçiqin (VIDEO) NULL NULL 28.05.2015 20:32 28.05.2015 20:32 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si nikoqir që është, ka dalë t’i presë pesë homologët e tij nga Ballkani Perëndimor në çeljen e Samitit të njohur si Forumi Ekonomik i Vjenës. Pas ceremonisë së pritjes, shefat e qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnje Herzegovinës dhe Serbisë, filluan diskutimin për të ardhmen evropiane të këtyre shteteve që ende nuk janë anëtarë të BE-së Në samit nuk mungoi as kryeministri i Kosovës,Isa Mustafa. Mustafa nuk harroi që në këtë panel të përmend, se Kosova ka disa çështje të hapura me shtetin e Serbisë. Por Aleksandër Vuçiq, fare nuk e përmendi këtë punë. Edhe pse në fillim të takimit kryeministri I Kosovës dhe ai I Serbisë i shtrënguan duart me njëri tjetrin, kur erdhi koha e fotografisë së përbashkët Mustafa u duk se ngurroi të fotografohet skaj Vuçiqit. Këtij të fundit pos personelit të tij, nuk u lejua t’i ofrohen as kamerat televizive. Kronikë nga gazetari Besnik Tahiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 21 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 54 minuta më parë