20:00, 8 Nëntor 2018

Sipas Mirror, skuadra angleze West Ham, është e interesuar që të nënshkruaj kontratë me futbollistin francez, Samir Nasri.

Menaxheri i kësaj skuadre, Manuel Pellegrini, dëshiron që ta sjell mesfushorin në klub pasi që lojtarët Jack Wilshere, Manuel Lanzini, Andriy Yarmolenko dhe Carlos Sanches, janë të lënduar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Nasri i cili konsiderohet si një agjent i lirë në fushë, pritet të kthehet në futboll pas suspendimit 18 mujorë për doping.

 

klankosova.tv