Sam Smith humb shumë peshë, fansat me mendime të ndryshme NULL NULL 11.02.2016 19:40 11.02.2016 19:40 Sam Smith duket se ka ndarë fansat e tij në dysh. Ylli i “Stay With Me” ka humbur shumë peshë derisa ka mbajtur një regjim të ashpër fitnesi dhe ushqimi të shëndetshëm qysh nga vitit 2015. Smith ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram duke treguar rezultatet e kësaj periudhe kohore, transmeton Klan Kosova. Disa nga fansat e tij janë shokuar nga ky transformim por shumë prej tyre nuk u shprehën të kënaqur me këtë ndryshim. “Ai duhet të ndalojë së humburi peshë, kjo e bën që koka e tij të duket më e madhe ndërsa trupi i tij shumë i dobët”, ka thënë një fans i tij në një koment. Ndërsa shumë prej fansave të tij janë shprehur të lumtur me përparimin e tij në humbjen e peshës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.