Salihu: Dënimi i Mlladiq, dënim i krimeve të regjimit të Millosheviqit NULL NULL 22.11.2017 18:09 22.11.2017 18:09 Profesori Salihu ka deklaruar se me këtë aktgjykim të Tribunalit të Hagës është tërhequr vija, paralelja, se pushteti i Sllobodan Millosheviqit ka qenë fajtor për këto krime Profesori Ismet Salihu ka thënë se dënimi me burg të përjetshëm i ish-gjeneralit serb, i njohur si Kasapi i Bosnjës, Ratko Mlladiq, është në një mënyrë, ose në një tjetër, dënim edhe i krimeve të regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe argatëve të tij. Në Info Magazine të Klan Kosovës ai ka deklaruar se me këtë vendim Tribunali i Hagës e çoi drejtësinë në vend, por ka kërkuar që shteti serb të kërkojë falje për krimet që ka bërë në territorin e ish-Jugosllavisë. “Për mua është gëzim i madh që drejtësia fitoi dhe Ratko Mlladiq mori dënimin e merituar. Krimet për të cilat ai ishte i akuzuar janë shumë të rënda, sidomos ai i gjenocidit, sepse me të kihet parasysh që të zhbëhet një komunitet i caktuar. Është mirë që Tribunali i Hagës shqiptoi këtë vendim, për krimet që ai ka bërë”. “Sipas Statutit të Tribunalit të Hagës përgjegjësia është individuale, për dallim nga ajo e Nurmbergut, që ka pasur mundësinë të shpallë krejt kabinetin e Adolf Hitler, gjë të cilën edhe e ka bërë. Por me këtë aktgjykim është tërhequr vija, paralelja, se pushteti i Sllobodan Millosheviqit ka qenë fajtor për këto krime”. “Krimet e kryera në territorin e ish-Jugosllavisë janë më të rëndat në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Me të gjitha të metat që janë vërejtur në Hagë, ky dënim është fitore e drejtësisë ndërkombëtare. Gabimi më i madh i këtij tribunali ka qenë zhagitja e procesit ndaj Sllobodan Millosheviqit, pasi ai vdiq pa marrë dënimin e merituar”. “Aleksander Vuçiq me vet faktin që ka shkuar në Srebrenicë, në një mënyrë a tjetër, e ka pranuar se krimin e kryer atje. Këtë duhet ta bëjë edhe në rastet tjera, të krimeve tjera të kryera në Kroaci dhe Kosovë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024