1:17, 12 Janar 2017

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ndër të tjera në Ora e Fundit ka folur edhe për fisin e “Kalashëve”, që muaj më parë në një prezantim kishte thënë se janë shqiptarë.

Ky fis që jeton në mes Afganistanit dhe Pakistanit sipas Salihajt, ka prejardhje Ilire, njofton Klan Kosova.

“Ushtarët e Aleksandërit të Madh që janë atje kanë qenë të Maqedonisë, por që nuk kanë lidhje as gjuhësore as të traditave me grekët”.

“Ata rezulton që mund të jenë Ilir, pasi i kanë traditat sikur tonat”, ka thënë Salihaj, duke shtuar se deklarimet e tij të mëparshme edhe janë keqinterpretuar.

“Maqedonasit antik të asaj kohe, kanë qenë Ilir. Gruevski ka sjell një delegacion prej atje të atyre njerëzve në Shkup, ju ka thënë se janë një popull një gjak. Ata kanë besuar sepse nuk e kanë ditur se sllavët janë të ardhur”.

“Grekët kanë hapur një katedër për ta, por vetëm shqiptarët që mund të kenë lidhje, nuk merren me ta”, ka përfunduar Salihaj.

 

Interesante