18:40, 8 Nëntor 2018

Deputeti nga PSD-ja, Sali Salihu, po e sheh si të arsyeshëm vendimin për largimin nga puna të dy drejtorëve të VV-së në Komunën e Prishtinës, Arben Vitija dhe Nora Kelmendi.

“Është nën kompetencën e kryetarit Shpend Ahmeti, që të marrë vendime të tilla. Besoj në atë sepse nuk mendoj që merr ndonjë vendim të paarsyeshëm”.

“Në momentin që jemi një qeverisje dhe nuk e voton buxhetin e asaj qeverisje lokale , pastaj gjithnjë me tepër kundërshtohet kryetari se sa që mbështetet dhe nuk ka frymë bashkëpunuese nuk ka se si të vazhdohet më tutje”.

Salihu ka thënë se Vetëvendosje nuk është treguar bashkëpunuese në qeverisjen në Komunën e Prishtinës.

“Ka 5-6 muaj që kryetari Ahmeti i pret VV-ne për një marrëveshje që të bashkëpunojmë, sepse ne ishim bashkë dhe ka mundësi që PSD e VV të jenë të gatshme që përsëri të bashkëpunojnë”.

Në një intervistë në Info Magazine Salihu gjithashtu ka thënë se nuk do të ketë koalicion me PDK-në.