Sali Berisha paralajmëron protesta në shtator NULL NULL 13.08.2018 16:21 13.08.2018 16:21 Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët shqiptarë të ngrihen në një revolucion mbarëpopullor, për të përmbysur narkoshtetin dhe regjimin kleptokratik. Berisha ka komentuar protestat anti – qeveri në Rumani. Duke shprehur solidaritetin dhe admirimin për këtë, ai ka kërkuar që e njëjta të ndodhë edhe në Shqipëri. “Le të shndërrojmë shtatorin që vjen, në shtatorin më të madh të historisë tonë”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij 10 minuta më parë