Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sali Berisha: Kosova dhe mbarë kombi humbën sot një burrë të shquar

NULL NULL
21.08.2017 15:16
MBLEDHJE QEVERIE - Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka kerkuar ndalimin e importit te cdo lloj artikulli qe nuk ka kod doganor, edhe ne rast se ai perfshihet ne listen e gjelber te lendeve te para qe lejohen te importohen per perpunim.

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka ngushëlluar familjen Rexhepi për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, njofton Klan Kosova.

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha ka thënë se Kosova dhe mbarë kombi humbën një burrë të shquar, një luftëtar guximtar të lirisë, dhe një shtetar të zotin.

Ky është mesazhi i plotë i Sali Berishës:

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi u nda sot nga jeta!

Të dashur miq, familja Rexhepi, Kosova dhe mbarë kombi humbën sot një burrë të shquar, një luftëtar guximtar të lirisë, një shtetar të zotin, ish-kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.

Me këtë rast le t’iu shprehim ne ngushëllimet më të sinqerta familjes së ish-kryeministrit të ndjerë Rexhepi, autoriteteve të Kosovës dhe të lutemi së bashku që shpirti i tij i mirë të prehet në paqe! sb

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.