Salar de Uyni pasqyrë që të lë pa frymë NULL NULL 04.08.2015 14:30 04.08.2015 14:30 Një njeri ecë në ujin në Bolivi, por ky është një iluzion optik. Hideki Mizuta 19 vjeçar nga Japonia, ka kapur disa imazhe turistike shëtitëse nëpër ujë dhe në një drejtim të diellit. Një grup njerëzish duket se kanë parkuar veturën e tyre në ujë, qielli ka reflektuar aq shumë, ngase gjatë sezonit të shirave një shtresë e hollë e ujit krijon një imazh në formë të pasqyrës në atë kohë. Është ky Salar de Uyni që duket pasqyrë e madhe, transmeton Klan Kosova. Hideki ka thënë: “Unë pashë këtë mrekulli dhe kam kapur fotografi në një heshtje absolute”. “Ishte një peizazh që të lë pa frymë”. “Salar de Uyni është një nga vendet më të mahnitshme në botë, sidomos gjatë sezonit me shi, kur bëhet si një pasqyrë e madhe, duke reflektuar çdo gjë mbi të. “Nëse ka një parajsë, shpresoj se duket sikur kjo”, shtoi Hideki. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.