Saimir Tahiri “bashkon” opozitën, Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës NULL NULL 23.10.2017 18:12 23.10.2017 18:12 Çështja ‘Tahiri’ po konsolidon gjithnjë e më shumë opozitën e përbërë nga dy partitë kryesore PD dhe LSI. Pas tryezës së përbashkët, LSI duket se do t’i bashkohet qëndrimit të PD-së për të bojkotuar pjesëmarrjen në komisionet parlamentare. Sot pasdite kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar në selinë e PD-së për t’u takuar me kryetarin Basha. Kryemadhi shoqërohej nga Petrit Vasili. Nuk dihet cfarë është biseduar konkretisht mes tyre, por me siguri që në fokus ka qenë dakordësimi për një qëndrim të përbashkët, sidomos të mërkurën kur do të votohet në Kuvend raporti për imunitetin e Tahirit. PS paralajmëroi sot votën kundër heqjes së imunitetit për ish ministrin e Brendshëm, shkruan lapsi.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vuçiq s'e komenton as sot pranimin e Kosovës në Këshillin Evropian: Flas nesër 16 minuta më parë