23:34, 12 Tetor 2017

Gazetari Naim Sadiku, i ftuar në panel të Analiza Lokale në Klan Kosova për të diskutuar rreth debatit të kandidatëve për kryetar të Komunës së Vushtrrisë të zhvilluar në Klan Kosova, ka thënë se gjendja në Vushtrri, si në shumicën e qyteteve të Kosovës, nuk është e mirë, ndërsa ka bërë edhe një analizë të shkurtër për të gjithë kandidatët.

Ai ka deklaruar se kandidati i PDK-së për Vushtrrinë,  Ferit Idrizi, mund të jetë favorit, për shkak se ka një traditë të votës pro PDK-së në Vushtrri.

Kandidati i PDK-së ka një përvoje të qeverisjes dhe gëzon njëfarë respekti të caktuar. Mbase edhe tradita e votës për PDK-në mund ta bëjë favorit”, ka thënë Sadiku.

“Kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri, gjithashtu mund të jetë një zgjidhje e mirë dhe premtimet e tij po i lidhë me projekte që kanë të bëjnë me avancimin e rinisë”.

“Kurse kandidati i AKR-së, Nasuf Aliu, gjithat është një kandidat i ri me potencial”.

“Sa i përket Vetëvendosjes, po të ishte Aida Dërguati disponimi i qytetarëve ka qenë shumë më i madh për të”.

“Madje edhe vet zyrtarë të VV-së kanë thënë se do të jetë kandidate Aida Dërguti deri në dy tre muaj para zgjedhjeve”, ka thënë Sadiku, duke mos e komentuar kandidatin aktual të VV-së,  Besim Muzaqi.

“Ndërsa kandidati i Nismës, Avdullah Klinaku, gëzon respekt në Vushtrri pasi është mjek”.

“Kurse, Lutfi Bilalli, kandidati i AAK-së nuk njihet shumë në Vushtrri për shkak se ka jetuar jashtë Kosovës”.

klankosova.tv

 

 

Interesante