13:30, 8 Shtator 2017

Rafael Nadal është rikthyer në formën e tij më të mirë në moshën 31-vjeçare dhe duket se meritë për këtë ka pasur edhe ora e tij fatsjellëse të cilën e mban në dorë gjithmonë.

Bëhet fjalë për një dhuratë që tenistit spanjoll i është bërë nga “Richard Mille”, që e ka prodhuar këtë orë posaçërisht për të.

Me ngjyrat e flamurit spanjoll, kjo orë ka vetëm 50 ekzemplarë në shitje dhe një çmim marramendës prej 800 000 eurosh, transmeton Top Channel.

Aktualisht, Rafael Nadal është numri një i botës në tenis për meshkuj dhe do të luajë gjysmëfinalet e US Open ndaj argjentinasit Juan Martin Del Potro.

Interesante