Sa kushtoi veshja e Era Istrefit në finalen e Botërorit? NULL NULL 19.07.2018 10:30 19.07.2018 10:30 Era Istrefi i bëri krenar të gjithë shqiptarët gjithandej botës me performancën e saj në finalen e Kampionatit Botëror 2018. Performanca e saj u klikua dhe u shpërnda pafund në të gjitha rrjetet sociale. Por a keni kureshtje të dini se sa ka kushtuar veshja e Era Istrefit për këtë paraqitje në këtë ngjarje të madhe sportive që u mbajt të dielën në Rusi? Veshja e saj interesante që u komentua shumë kushtonte 550 euro në total – pantollonat ngjyrë hiri kishin çmimin 245 euro dhe një gjysmë xhaketë me të njëjtën ngjyrë me çmim prej 305 euro. Këto shifra janë bërë të ditura në llogarinë whattheywearin në Instagram – një faqe që ndjek dhe publikon vazhdimisht çmimet e veshjeve të yjeve në paraqitje të ndryshme, njofton Klan Kosova. https://www.instagram.com/p/BlYzOYAHnqS/?taken-by=whattheywearin Era Istrefi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam kënduan himnin e Kampionatit Botëror të dielën mbrëma në stadiumin Luzhniki të Rusisë. https://www.youtube.com/watch?v=yu-H5ffdIZM *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.