17:00, 14 Shtator 2018

Intervenimi në gjene është çelësi për parandalimin ose trajtimin e sëmundjeve gjenetike, duke u dhënë shpresë miliona njerëzve në mbarë botën.

Megjithatë, e njëjta teknologji mund të hap rrugën për të “dizajnuar” fëmijët e së ardhmes, duke mundësuar që të bëhet përzgjedhja e tipareve të dëshirueshme, si lartësia, ngjyra e syve dhe inteligjenca, shkruan Medicalnewstoday, transmeton Klan Kosova.

Gjersa intervendimi në gjene është përdorur në eksperimentet laboratorike në qeliza individuale dhe në studimet e kafshëve për dekada, një raport i vitit 2015 ka zbuluar se kjo metodë është aplikuar edhe tek njerëzit.

Një hulumtim i fundit ka zbuluar se si një gjen i caktuar ndikon në zhvillimin e një embrioni të hershëm dhe si të rregullojmë një defekt gjenetik që shkakton një çrregullim gjaku.

Intervenimi në gjene ka të bëj me modifikimin e sekuencave të ADN-së në qelizat e gjalla. Studiuesit mund të shtojnë mutacionet ose gjenet zëvendësuese në qeliza apo organizma.

klankosova.tv