S4MM – reperi që hyri fuqishëm në estradën shqiptare! NULL NULL 12.03.2018 17:54 12.03.2018 17:54 “Medelina” – ishte njëra ndër këngët që bëri për vete mijëra fansa të Hip-Hopit shqiptar! Reperi nga Tetova, Samiri – S4MM, solli këtë projekt në shtator të vitit të kaluar duke bërë bujë në rrjetet sociale. Kjo këngë edhe në youtube ka kapur shifrën e afër gjashtë milionë klikimeve dhe mijërave komenteve pozitive. Por, kjo s’ishte kënga e parë e artistit. S4MM ka treguar për klankosova.tv, se me muzikë ka filluar të merret qysh në moshën 14-vjeçare pasi e kishte pasion dhe hobi – por kohëve të fundit iu shndërrua edhe në punë. Reperi më tej tha se këngën e parë e ka realizuar në moshën 15-vjeçare, por fama e madhe i erdhi pas “Medelinës”, pas një pune të pandalshme. S4MM mori mbështetje menjëherë nga emra të mëdhenj të estradës shqiptare, dhe për këtë ai ka shfrytëzuar rastin t’i falënderojë të gjithë për përkrahjen që i është bërë. Ndër të tjerash, artisti zbuloi ekskluzivisht për klankosova.tv se prej muajit të ardhshëm që i bie në prill e deri në verë, do të dalin rreth pesë projekte të reja. Deri në publikimin e këngëve të reja, më poshtë ua sjellim disa nga projektet e reperit të lansuara deri më tash, solo dhe bashkëpunime të cilat kanë miliona klikime në youtube./klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.