19:00, 20 Mars 2017

Aktori Ryan Reynolds e dashuron faktin se është bërë baba, por shumë shpejt e ka kuptuar se ky angazhim të merr shumë kohë.

40 vjeçari ka pranuar se fakti se është bërë baba e ka stresuar atë.

“Mendj se je më i dëshpëruar në çkado që bën. Unë kam vetëm 10 minuta kohë për të bërë diçka, për të përfunduar një punë dhe më pas duhet të kthehem në shtëpi dhe të merrem me shumë gjëra, shumë gjëra. Nuk kam kohë më për asgjë. Ndoshta është një stres, shqetësim”, ka thënë ai në një intervistë, transmeton Klan Kosova.

Reynolds ka thënë se pavarësisht të gjitha sfidave, ai e ka vazhdimisht përkrahjen e bashkëshortes së tij, Blake Lively derisa së bashku po rrisin dy vajzat e tyre, James 2 vjeçare dhe Ines, pesë muajshe.

Interesante