16:00, 17 Korrik 2017

Ryan Phillippe është aktualisht në spital dhe ka publikuar disa fotografi nga shtrati i tij, ku duket se ai ka një lëndim në këmbë.

Fansat u shqetësuan kur aktori 42-vjeçar postoi një fotografi të tillë në Instagram ku shihej këmba e tij e plagosur, transmeton Klan Kosova.

Më vonë, Ryan postoi edhe një foto duke çuar gishtin e tij të madh të dorës nga shtrati në spital e duke shkruar: “Unë do të jem ok dhe e vlerësoj shqetësimin tuaj”.

Nuk dihet ende se çfarë ndodhi me aktorin.

ryan phillippe hospitalized 023929173

i'm going to be ok & i appreciate your concern. -🖤 me

A post shared by @ryanphillippe on

Interesante