15:44, 8 Nëntor 2018

Gjykatësja e Gjykatës Supreme, Ruth Bader Ginsburg po trajtohet në spital pas frakturimit (thyerjes) të tre brinjëve pas rrëzimit në zyrën e saj, transmeton Klan Kosova.

85 vjeçarja fillimisht kishe shkuar në shtëpi pas incidentit, por është rikthyer sërish ne spital pasi nuk ishte ndjerë mirë.

Ginsburg është drejtuesja e lartë e Gjykatës, e cila ka shërbyer për më shumë se 25 vjet që kur u emërua nga ish-presidenti Bill Clinton në vitin 1993.