Russell Simmons paditet me 10 milionë dollarë NULL NULL 24.03.2018 15:00 24.03.2018 15:00 Russell Simmons po përballet me një tjetër padi për sulm seksuale, sipas THR, transmeton Klan Kosova. 60-vjeçari është paditur me 10 milionë dollarë nga një grua anonime, vetëm dy muaj pasi një grua tjetër e paditi me 5 milionë dollarë. Të dy gratë kanë raportuar se ato u përdhunuan nga Russell. Gruaja që ngriti padinë së fundmi, ka thënë se e ka takuar Russell kur po merrte djalin e saj në një koncert dhe pranoi ftesën e tij për të shkuar në një festë në hotelin e tij. Në vend të kësaj, gruaja pretendon se 60-vjeçari i kërkoi të shkonte në dhomën e tij të hotelit. Russell mohoi pretendimet në një deklaratë duke thënë: “I mohoj me forcë të gjitha akuzat e bëra kundër meje. Ato më kanë tronditur, pasi asnjëherë nuk kam qenë abuziv apo i dhunshëm në marrëdhëniet e mia me gratë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.