Rusia planifikon sanksione kundër Turqisë NULL NULL 26.11.2015 16:27 26.11.2015 16:27 Rusia po përgatit një plan të gjerë të sanksioneve ekonomike kundër Truqisë. Të gjitha këto pas rrëzimit të një prej avionëve të saj në kufirin Turqi – Siri, transmeton Klan Kosova. Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, është shprehur se masat kundër Turqisë do të aplikohen brenda ditësh. Ndërkohë, Turqia ka refuzuar kërkesat ruse për kërkim falje për rrëzimin e avionit luftarak. Zyrtarët turk janë shprehur se aeroplani ishte në hapësirën ajrore turke – pretendime të cilat Rusia i mohon. Tensionet në mes të Turqisë dhe Rusisë, të cilat mbështesin palët kundërshtare në Siri, janë rritur ndjeshëm pas këtij incidenti të së martës. SHBA-ja, BE-ja dhe OKB-ja kanë bërë thirrje për qetësi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit 11 minuta më parë
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 28 minuta më parë