rusia
14:42, 16 Mars 2017

Qeveria e Rusisë ka mohuar se dy agjentë të tyre janë të përfshirë në keqpërdorimin kibernetikë të 500 milionë llogarive të Yahoo.

Ky reagim ka ardhur pas akuzave të SHBA se dy spiun të sponsorizuar nga shteti rus kanë gisht në këtë sulm.

Kremlini zyrtar ka thënë se shërbimi inteligjent i tyre FSB nuk është i përfshirë në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm.

Sipas tyre asnjë agjent rusë nuk ka provuar për të keqpërdorur diçka.

Këtë javë është bërë e ditur nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA se dy spiun rusë kanë hakuar llogari në Yahoo, duke thënë se ky është sulmi më i madh kibernetikë në histori që iu është bërë atyre.

Është thënë se agjentët e FSB janë paguar për të vjedh email dhe llogari të gazetarëve dhe politikanëve amerikanë.,

Interesante