Rusia ka ndikim në Kosovë , thotë eksperti i sigurisë NULL NULL 22.07.2017 00:05 22.07.2017 00:05 Eksperti i sigurisë nga QKSS, Plator Avdiu, duke komentuar deklaratën e komandantit-suprem të NATO-s për Europë, Gjeneralit Curtis Scaparrotti, ka thënë se duhet të pranohet që ka ndikim të shtetit rus në Kosovë. Avdiu, duke folur në Ora e Fundit në Klan Kosova pohoi se “nuk është se nuk ka ndikim Rusia në Kosovë”. “Deklarimet për involvimin e Rusisë në Ballkan janë shqetësues, pasi kjo nuk ndërlidhet veç me Kosovën, por edhe me vendet tjera të regjionit. Sikur shembulli në Malin e Zi, kur rustë provuan ta ndalojnë me çdo kusht anëtarësimin e këtij shteti në NATO”, ka thënë Avdiu, njofton Klan Kosova. Ai ka folur edhe për qasjen e NATO-s ndaj Kosovës dhe shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. “NATO duhet ta ndryshojë pozicionin e vet në raport me Kosovën”, tha eksperti nga QKSS. Avidu ka përmendur edhe faktin se “NATO nuk po e njeh Kosovën shkaku i vendeve brenda aleancës që nuk e njohin shtetin tonë”. Ndërsa sa i përket formimit të ushtrisë së Kosovës, ashtu siç po thotë NATO, përmes ndryshimeve kushtetuese, Avdiu tha se është shumë e vështirë të ndodhë në këtë formë. “Shndërrimi i forcës së sigurisë së Kosovës në ushtri nuk shoh se mund të zgjidhet ashtu siç po e kërkon NATO-ja, përmes ndryshimeve kushtetuese. Për shkak se në Kosovë është Lista Serbe e cila nuk pranon të votojë ndryshimet kushtetuese dhe si rrjedhojë e kësaj pamundëson transformimin e FSK-së”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024