16:50, 9 Gusht 2018

Gjatë një takimi me grupin humanitar të Sirisë, Rusia, Irani dhe Turqia kanë deklaruar se do të bënin çmos për të shmangur një betejë qe do të rrezikonte miliona civilë në Siri, ka njoftuar Jan Egeland, i cili është këshilltar humanitar në Kombet e Bashkuara.

Ai ka vlerësuar se jetojnë më shumë se katër milionë banorë në fushëbetejën veriperëndimore të Sirisë dhe se ka shpresuar se diplomatët dhe dërguesit e ushtrisë do të arrijnë një marrëveshje për të shmangur gjakderdhjen, transmeton Klan Kosova.

“Kombet e Bashkuara janë duke u përgatitur për ndonjë fatkeqësi të mundshme dhe i kanë kërkuar Turqisë që t’i mbante kufijtë e saj të hapur për t’i lejuar civilët të iknin nëse lind nevoja”, ka shtuar Egeland.