Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rusët protestojnë kundër ndryshimeve ligjore për pensionim

NULL NULL
22.09.2018 21:11

Dhjetëra mijëra rusë kanë protestuar sot në Moskë, në marshin e organizuar nga Partia Komuniste dhe grupet e majta, kundër planeve të qeverisë për ndryshime ligjore për moshën e pensionimit.

Qeveria ruse po planifikon që ta shtyejë moshën e pensionimit, nga 60 në 65 për burra dhe nga 55 në 60 për gra, shkruan Euro Neës, përcjell Klan Kosova.

Mosha mesatare e popullsisë në Rusi është 66 për burra e 77 për gra. Kjo i bie se mesatarisht një burrë rus mund të marr pension vetëm një vit në jetën e tij, ndërsa vlera e pensionit është 170 euro në muaj.

Shqetësime për këtë kanë edhe të rinjtë sepse punëdhënësit tashmë mund të mbajnë në punë më shumë njerëz të moshuar.

Sipas medieve të huaja, ky propozim i presidentit rus, Vladimir Putin, mund të ndikojë në humbjen e popullaritetit që ai gëzon në mbarë Rusinë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.