Gara kthehet në Europë për të parën herë që nga viti 2006, kur qe mbajtur në Gjermani, ndërsa triumfin e synojnë 32 përfaqësuese

16:01, 14 Qershor 2018

Tifozët e Rusisë po qëndrojnë së bashku me ata të Arabisë, para ndeshjes, ndërsa po e shijojnë në maksimum atmosferën festive.

Si zakonisht, ditën hapëse zhvillohet vetëm një ndeshje; në këtë rast hise i ka rënë Arabisë Saudite që të jetë përballë nikoqirit.

Triumfi në ndeshjen e parë është shumë i rëndësishëm për ecurinë e mëtejme, ndaj presioni bie mbi Rusinë që drejtohet nga Stanislav Cherchesov.

Vendasit hyjnë në këtë ndeshje me formacion të plotë, por nuk kanë fituar akoma asnjë miqësore këtë vit.

Ndërsa Arabia Saudite luajti mirë në humbjen 2-1 nga Gjermania javën e shkuar dhe hyn në ndeshje qoftë edhe për të marrë një barazim.

 



Rusia (4-5-1): Akinfeev; Mario Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Zhirkov; Samedov, Gazinsky, Dzagoev, Zobnin, Golovin; Smolov.

Arabia Saudite (4-2-3-1): Al-Owais; Al-Shahrani, O.Hawsawi, M.Hawsawi, Al-Harbi; Al-Faraj, Otayf; Al-Dawsari, Al-Muwallad, Al-Jassim; Al-Sahlawi.



 

Interesante