Rumania do të zhvendosë ambasadën në Jerusalem NULL NULL 20.04.2018 14:46 20.04.2018 14:46 Qeveria në Rumani ka aprovuar një memorandum për të zhvendosur ambasadën e saj në Izrael nga Tel Aviv në Jerusalem, ka bërë të ditur lideri i partisë qeverisëse Social Demokrate në këtë vend. Një veprim i tillë do të shënonte një nga shtetet e para që kanë ndjekur hapat e SHBA-ve, pasi presidenti Donald Trump në dhjetor te vitit që shkoi e ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Vendimi i Trump ka nevrikosur aleatët arab si dhe ka tronditur Palestinën e cila kërkon që pjesa lindore e qytetit të njihet si kryeqyteti i tyre. Sipas legjislacionit në Rumani, presidenti Klaus Iohannis merr vendimin final në lidhje me rialokimin e ambasadës para se të konfirmohet një gjë e tillë. Iohannis ka thënë se nuk është konsultuar në lidhje me këtë gjë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sanduloviq: I kam paralajmëruar BE-në dhe ShBA-në për Vuçiqin, nuk më dëgjuan 25 minuta më parë
Kosova Kurti: Nuk ka propozime që pranohen e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së 30 minuta më parë