12:54, 14 Mars 2018

“Nuk kam pasur nevojë të nxjerr gjoksin. Por nëse do ishte e nevojshme do e bëja”, është shprehur Rudina Xhunga pas monologut të Mustafa Nanos lidhur me veshjet e përdorura nga dy moderatore shqiptare të emisioneve sportive.

Në një  Mustafa Nano mbajti monologun, ku në thelb flitej për etikën e veshjes e përdorur nga dy moderatore në Shqipëri.

Por, ky monolog u kundërshtua nga shumë njerëz, ndër to edhe Rudina Xhunga.

Ajo u shpreh  se nëse do të ishte e nevojshme do ta tregonte gjoksin, por nuk i është dashur pasi emisioni i saj ka qenë politik.

”Emisioni im ishte politik. Unë do pyesja politikanin. E merrja vëmendjen në një debat pyetjet. Kërkoja vëmendjen nga fjalët, sepse arma ime ishte në fillim naiviteti si drejtuese, më pas kurioziteti nga pyetjet dhe pastaj gradualisht përvoja. Nuk kam pasur nevojë të nxjerr gjoksin. Por nëse do ishte e nevojshme do e bëja”, tha ajo.

Më tej, ajo shtoi se janë pikërisht këto vajza që bëjnë të shikohen emisionet sportive dhe se i duartroket të gjitha për atë që bëjnë.

“Në mendjen time kalojnë të gjitha vajzat e sportit, bukuroshe që i kanë dhënë hijeshi ekranit. Janë të padurueshëm të gjithë ata pensionistët që flasin për futbollin dhe Realin e Madridit e që nuk kanë bërë një gol në jetën e tyre. Shyqyr që janë këto goca që të shikohen emisionet sportive. Unë i duartrokas një për një të gjitha ato. Janë të shkëlqyera,” u shpreh Xhunga.