Ruçi uron Haradinajn për rizgjedhjen në krye të AAK-së NULL NULL 24.06.2018 14:50 24.06.2018 14:50 Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi uroi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për rizgjedhjen e tij në krye të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kryeparlamentari vlerësoi AAK-në si një parti të lirisë së Kosovës dhe Haradinajn për kontributin dhe lidershipin e shfaqur. “Përgëzime Haradinaj, për rizgjedhjen tuaj si kryetar i AAK-së. Kjo është një parti e lirisë së Kosovës dhe rizgjedhja juaj është një vlerësim për kontributin dhe lidershipin tuaj. Haradinaj është një luftëtar i çlirimit, kontribuues i paqes dhe bashkë-ndërtues i Kosovës demokratike”, tha Ruçi në mesazhin e tij. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuvendin e tetë zgjedhorë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mbajtur ditën e djeshme është rizgjedhur kryetar i këtij subjekti politik edhe për një mandat katër vjeçar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë