13:03, 9 Nëntor 2018

Rrjeti CSR Kosova së bashku me zyrën e UNICEF në Kosovë kanë organizuar Punëtorinë për Zhvillimin e Kapaciteteve të sektorit privat për Përgjegjësi Shoqërore.

Kjo ngjarje u zhvillua me qëllimin e që të përdoret fuqia e sektorit privat në të mirë të rinisë, njofton Klan Kosova.

Gjatë këtij organizimi janë paraqitur prezantime dhe diskutime mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës 2030 të OKB-së dhe lidhja me CSR – Përgjegjësinë Shoqërore të Ndërmarrjeve, Start-ups dhe nevoja për mbështetjen e rinisë nga bizneset si dhe përhapja e vullnetarizmit në Kosovë.

Në këtë organizim morën pjesë edhe Shefi i zyrës së UNICEF për Kosovë, Murat Sahin, Drejtorja e Rrjetit CSR Kosova, Linda Tahiri Rukiqi dhe zëvendës shefi i zyrës së UNICEF për Kosovë, James Mugaju.

Ata i ftuan bizneset që veprojnë në Kosovë të kontribuojnë në aktivitete të përgjegjshme ndaj shoqërisë dhe fuqizimit të rinisë, që së bashku të punohet për të rritur stabilitetin dhe prosperitetin në vend.